Nis protesta e opozitës, Berisha nga “foltorja” para Kryeministrisë: Këtu bandat e qeverisë likujdojnë njëra-tjetrën si në Rinas! “Mbyllën” Kuvendin se kanë frikë nga opozita

Ka nisur tashmë protesta përpara Kryeministrisë, e thirrur nga PD për aferën e zëvendës kryeministres Belinda Balluku në lidhje me tunelin e Llogarasë.

I pari që ka mbajtur fjalën e tij në foltoren e ngritur, është kreu i PD Sali Berisha, i cili u shpreh se në Kryeministri gjenden “Sulltani” dhe “Sulltanesha”, referuar kryeministrit Edi Rama dhe Belinda Ballukut, që sipas tij kanë sjellë skamje në vend dhe kanë minuar përpjekjet e opozitës për të sjellë zgjedhje të lira në vend.

“Po këtë javë në vendin më të sigurt të supozuar masakra kur banda të qeverisë likujdojnë banda të tjera të qeverisë, por ajo që kulmoi në qëndrimet e narko shtetit ishte mbyllja de facto e narko parlamentit. Rama e banda e tij të dalë nga dhunimi i votës dhe grabitja e saj, nga paratë e drogës dhe afera korruptive, kanë frikë nga fjala e deputetëve të opozitës dhe zgjodhën të vendosin terrin, bllokimin dhe errësirën. Në 10 seanca në asnjë vend më parë, opozita u lejua të debatojë në vetëm një seancë. Qeveria e përbërë nga lubira e të tjerë u votua për 28 minuta për të treguar se ka frikë e tmerr nga ju, nuk del dot para jush. Në 10 seanca u hodh poshtë kërkesa për komisionin e zgjedhje që u vërtetuan tashmë si farsë”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×