“Llogaraja e Ballukut afera më e madhe pas inceneratorëve”, deputetja e PD: Tuneli i Rrugës së Arbrit po çahet dhe po degradon

Deputetja e PD Denisa Vata në fjalën e saj nga folotorja para Kryeministrisë, foli në lidhje me aferat e kësaj qeverie, ku u ndal në tunelin e Llogarasë, për të cilën është marrë e pandehur dhe zëvendës kryeministrja VBelinda Balluku.

“Afera me e madhe pas inceneratorëve, mungesë transparence dhe gare, mungesë përgjegjësie. Çdo ditë del një fakt i iri por dorëheqja nuk vjen, ku në çdo vënd të BE një zv kryeministre do të ikte që në orën e parë”, tha ajo.

Ndërkohë deputetja bëri dhe një paralelizëm me tunelin e Llogarasë dhe atij të Rrugës së Arbrit.

“Shihni sot tunelin e Rrugës së Arbrit, po çahet dhe degradohet, nuk ka asnjë ndryshim me atë që po ndodh më Logaranë. Projekt që çdo vit gëlltit mln euro, tha ajo.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×