“Meta nuk ka asnjë rrezik që të intimidojë dëshmitarët”, Erisa Xhixho: Balluku edhe pse është thirrur nga SPAK vijon detyrën, rrezikon të…

Zv.Presidentja e Pl, Erisa Xhixho, theksoi se zv.kryeministrja Belinda Balluku pasi është thirrur në SPAK duhej të merrej një masë shtrënguese pasi sipas saj mos rrezikohej intimidimi i qytetarëve.

Xhixho theksoi se presidenti i PL, Ilir Meta është burg dhe sipas saj, nuk ka rrezik të intimidojë qytetarët.

“Kanë mbaruar hetimet për vepra 15 vite më parë asnjë fakt penal asnjë post që unë të ketë rrezik për dëshmitarët. Kontrasti ndodh me zv.kryeministren e cila është në procedim penal e akuzuar nga SPAK. Nuk ka asnjë masë shtrënguese. Vijon të jetë në detyrë edhe pse duhet të kishte dhënë dorëheqjen ose të ishte shkarkuar, në mënyrë që si një qytetar i lirë të ndjek procesin ligjor. Z.Meta i cili nuk ushtron asnjë funksion publik.”, tha Xhixho.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×