
Prej disa ditësh, disa portale dhe rrjete sociale kanë publikuar lajme sipas të cilave “OECD ka publikuar rezultatet përfundimtare të PISA 2025” dhe se “Shqipëria renditet në vendin e 69-të nga 80 vende”. kreu një verifikim të pavarur në burimet zyrtare të OECD dhe konfirmoi se këto pretendime janë plotësisht të pavërteta. OECD, organizata ndërkombëtare që administron
Programin për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA), ka bërë të qartë se rezultatet e PISA 2025 do të publikohen vetëm në vitin 2026.
Pas përhapjes së këtyre lajmeve, kontaktoi Prof. Dr. Ethem Rukën, njohës i mirë i procesit të testimit PISA dhe autor së fundmi i një botimi “PISA, teste për shkencën”, si një ndihmesë për këtë ndërmarrje të rëndësishme, duke sjellë modele testesh në fushën e shkencave natyrore të ndërtuara sipas programit PISA. Profesor Ruka shpjegon se PISA është një vlerësim kompleks, ndërkombëtar dhe i standardizuar, që nuk lidhet drejtpërdrejt me kurrikulën, por mat kompetencat reale të 15-vjeçarëve në lexim, matematikë dhe shkencë. Sipas Prof. Rukës:
“PISA synon të kuptojë sa aftë janë nxënësit tanë të përdorin dijet në situata reale, të arsyetojnë, të analizojnë dhe të lidhen me botën. Ky është vlerësim serioz, me përgjegjësi kombëtare. Rezultatet e tij nuk mund të shpallen pa kaluar fazat e verifikimit ndërkombëtar.”
Ai thekson se gjatë testimit, nxënësit i nënshtrohen jo vetëm testimit, por edhe pyetësorëve kontekstualë për nxënësit, shkollat dhe mësuesit, të cilët analizohen nga OECD për të interpretuar rezultatet. “Procesi është i gjatë, i kontrolluar, dhe është shumë e dëmshme përhapja e lajmeve të tilla të pavërteta” nënvizon Ruka.
OECD konfirmon në faqen zyrtare: se “Të dhënat e PISA 2025 do t’i nënshtrohen kontrolleve të gjera të cilësisë përpara publikimit në vitin 2026.”
Prof. Ruka shprehet se përhapja e lajmeve të tilla krijon konfuzion dhe dëmton debatin publik për arsimin: “Publiku merret me panik të kotë për renditje që nuk ekzistojnë, ndërkohë që fokusi duhet të jetë te përgatitja dhe përmirësimi real i nxënësve. Mediat duhet të verifikojnë burimet, sepse PISA është një proces shumë serioz dhe çdo keqinformim është i dëmshëm.”
and then