
Deputetja e PD, Ina Zhupa, e cila është kryetare e Komisionit të Kulturës, u ndal pikërisht te buxheti i kulturës në një pjesë të fjalës së saj në Kuvend. Ajo shprehet se Kultura ka ulje me -3.4%.
“Elementi më i rëndësishëm i funksionimit të institucioneve jane shpenzimet korrente qe ulen për kulturën me –3.4%. Shpenzimet korrente financojnë: programet kulturore, eventet publike, institucionet e artit, muzetë, trajnime/certifikime turistike, promovimin dhe marketingun, kontrollin e cilësisë, institucionet lokale të kulturës. Shpenzimet korrente janë baza e sektorit, fundit.
Një ministri që ul korrentin nuk mund të rrisë aksesin kulturor apo turizmin gjithëvjetor. .Trashëgimia Kulturore, investim minimal, i fragmentuar, i paorientuar dhe me prioritete të paqarta.
Edhe pse trashëgimia kulturore është një shtyllë e turizmit dhe identitetit kombëtar, investimet e parashikuara për vitin 2026 janë të ulëta duke mos dhënë asnjë efekt real për zhvillim. Financimi i brendshëm për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzeumet është vetëm 175 milionë lekë, të ndarë në projekte të vogla dhe të paorientuara drejt zhvillimit afatgjatë.
Sot peizazhi i mbrojtur i Butrintit do të ketë një godinë japoneze se çfarë lidhje ka kjo këtë e di AADF-ja.
Sado që mburreni me numrin e turistëve po u kujtoj që në Tiranë është gropë Teatri Kombëtar, është i mbyllur Muzeu Kombëtar, nuk funksionon Galeria e Arteve, cirku i vetëm është ai që bëjnë këta pas shpinës sime. Tirana është i vetmi kryeqytet në Europë që nuk i ka funksionale institucionet bazë të kulturës.
Nuk ka institucione kulturore që u përgjigjen nevojave të qytetarëve dhe turistëve. Nuk ka infrastrukturë minimale, nuk ka kalendar artistik.”, tha Zhupa.
and then