Intervista/ Ambasadori i Suedisë, Niklas Strom: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE, por ju takon të bëni të gjitha reformat që nevojiten

Ambasadori suedez nga Pogradeci, Niklas Strom, theksoi se Sokholmi mbështet integrimin e Shqipërisë në BE.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu në Pogradec, një rajon shumë i bukur, një pjesë e rëndësishme e Shqipërisë.

Sapo jam takuar me kryetarin e bashkisë dhe kemi diskutuar për hapin e rëndësishëm të Shqipërisë, fazën në procesin e integrimit evropian. Shqipëria tani i ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave të BE-së dhe për veprimet e rëndësishme që duhet të ndërmerren në nivel lokal, edhe nga bashkitë, në atë proces.

Dhe ne kemi folur gjithashtu për partneritetin që Shqipëria ka me Suedinë dhe se si Suedia po e mbështet Shqipërinë si në nivel lokal me qeverisjen vendore dhe demokracinë vendore ashtu edhe në nivel kombëtar, me mjedisin, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik.

Dhe sot jemi të lumtur që jemi në gjendje të shfaqim edhe një film suedez këtu në Pogradec, sepse mendoj se është e rëndësishme të rritet njohja për vendet e njëri-tjetrit mes Suedisë dhe Shqipërisë. Dhe dua të promovoj çdo lloj kontakti mes dy vendeve tona.

-Shqipëria ka hapur të gjithë kapitujt e integrimit në BE dhe synon t’i mbyllë në vitin 2027 dhe në vitin 2030 të jetë anëtare e BE-së. Si e vlerësoni ritmin real të progresit dhe cilat janë vijat e kuqe mbi të cilat duhet të ecë qeveria shqiptare?

Progresi ka qenë fantastik deri tani. Ata i kanë hapur të gjithë kapitujt brenda një viti. Suedia është shumë e interesuar që Shqipëria t’i bashkohet Bashkimit Evropian dhe Shqipëria ka një kalendar shumë ambicioz. BE-ja, Komisioni Evropian dhe Suedia e mbështesin këtë. Por i takon Shqipërisë të bëjë të gjitha reformat që nevojiten. Ne jemi këtu për të mbështetur, dhe BE është këtu për të mbështetur.

-A shihni rrezik qe Shqipëria te behet nga ato vende qe hyjnë ne BE por me pas akuzohen si kal troje për vlerat demokratike?

Jo, unë nuk e përdor atë terminologji, nuk e di saktësisht për çfarë po i referoheni, por ne po punojmë dhe Shqipëria po punon për të përmirësuar demokracinë në këtë vend dhe mendoj se kjo është shumë e rëndësishme për vendin, që të përmirësohet dhe të përmirësohet më tej.

Dhe pyetja e fundit për barazinë gjinore, ligjin për barazinë gjinore, ligjin e fundit që u miratua?

Po, parlamenti ka miratuar ligjin për barazinë gjinore dhe mendoj se ajo që është e rëndësishme këtu është që çdo person që beson në të drejtat e grave dhe burrave duhet të ngrihet në mbrojtje të barazisë gjinore, dhe këtë bëjmë ne në Suedi.”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×