
Vizita e C.Ronaldo-s në Shtëpinë e Bardhë bëri më shumë bujë se sa vetë vizita e princit të kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, edhe pse CR7 ishte pjesë e delegacionit saudit të ftuar nga presidenti Donald Trump. Gjatë mbrëmjes speciale, kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk i kurseu elozhet ndaj Ronaldos, duke e vendosur në qendër të vëmendjes. Pas darkës, ishte radha e C.Ronaldo për të falënderuar Donald Trump për pritjen e ngrohtë.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Ronaldo zbuloi me anë të disa fotove se ndër të tjera mes tij edhe Trump ishte zhvilluar dhe një takim i afërt në zyrën Ovale:
“Faleminderit Z.President për ftesën tuaj dhe për pritjen e ngrohtë që më bëtë, mua dhe bashkëshortes time të ardhshme, Georgina. Çdo kush nga ne ka diçka specifike për të dhënë, unë jam gati të bëj pjesën time, të frymëzojë gjeneratat e reja për të ndërtuar të ardhmen me guxim, përgjegjësi dhe paqe të qëndrueshme”, shkruan ndër të tjera C.Ronaldo në postimin e tij në rrjetet sociale.
()
and then