Përmbytjet në vend/ Kreu i emergjencave civile Haki Çako në Fier: Situata vijon të mbetet në alert! Përparësore jeta e qytetarëve, do të evakuohen nëse…

Kreu i emergjencave civile Haki Çako ka inspektuar në terren situatën në urën e Mifolit në zonën e Fierit.

Situata vijon të mbetet në alert ka pohuar Çako, pasi niveli i prurjeve në urën e Mifolit ka arritur 7 metra dhe prurjet nga Tepelena dhe Përmeti pritet të arrijnë pikun në mesditë.

“Situata është monitoruar gjatë gjithë natës, por niveli aktual ka një rrisk të shtuar, dhe fatmirësisht për momentin nuk ka banesa të prekura. Historiku është i qartë, në rast të daljes nga shtrati , do të ketë evakuime të banorëve dhe për këtë janë marrë të gjitha masat. Apeli është i qartë për të gjithë banorët përgjatë rrjedhës së lumit , përpara gjithçkaje është jeta e qytetarëve”, tha Çako.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×