Masa e GJKKO ndaj Ballukut/ “Korrupsioni të ka tjetërsuar!”, ironizon Petro Koçi: Gjithëpushtetshmëria e deleguar, e kthen engjëllin në djall!

Ish-deputeti i PS-së, Petro Koçi ka reaguar pas vendimit të GJKKO për zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila u pezullua nga detyra dhe iu bllokua pasaporta. Mes ironisë, Koçi, që vjen nga radhët e socialistëve, ndërsa shton; “djalli maskohet si engjell që në krye të herës”.

REAGIMI I KOCIT
1. Gjithepushtetshmeria e deleguar, sidomos nga lart, edhe se shijojn si magjike, e kthen edhe vete engjellin ne djall.
Imagjino cfare ndodh kur djalli maskohet si engjell qysh ne krye te heres apo kur shpirti, pertej luksit ne dukje, sundohet nga provincializmi.
Arrihet deri aty sa pinjolle te familjeve qe na kane derrmuar dhe shqyer votat e PS ne vitet fashiste te qeverisjes Berisha te zgjidhen si deputete socialiste.
2. Dita kur mendon se ligji eshte pengese per shpalosjen e suksesshme te personalitetit tend eshte dita e verifikimit se korrupsioni te ka mberthyer dhe te ka tjetersuar.
Nese nuk ja ke nisur punes me hile qysh ne fillim.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×