
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zhvilloi sot seancën paraprake për ish-drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi, i akuzuar për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.
Gjatë seancës, mbrojtja e Evis Berberit, nëpërmjet avokatëve të tij, kërkoi kthimin e çështjes në prokurori për plotësim hetimesh, duke pretenduar se akuzat për korrupsion dhe pastrim parash nuk mbështeten me prova të mjaftueshme. Avokatët argumentuan se hetimet nuk kanë arritur të vërtetojnë lidhjen e të pandehurit me veprat penale të pretenduara.
Në rast se gjykata nuk do ta pranojë këtë kërkesë, mbrojtja e Berberit depozitoi alternativisht kërkesën për gjykim të shkurtuar, çka do të çonte në ulje të një të tretës së dënimit në rast deklarimi fajtor.
Nga ana tjetër, i pandehuri Valter Begaj, përmes mbrojtësve të tij, kërkoi po ashtu kthimin e çështjes në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për plotësim hetimesh, por nuk paraqiti kërkesë për gjykim të shkurtuar.
and then