“Është kryer korrupsion galopant”, gazetari ngre alarmin: Aksi Qukës-Qafë Plloçë nuk plotëson asnjë standard sigurie, qytetarët rrezikojnë jetën!

Gazetari Almer Toska, i ftuar në studion e News24, ka ngritur alarmin për disa segmente rrugore të ndërtuara me koncesion, të cilat sipas tij përbëjnë rrezik real për jetën e qytetarëve.

Duke folur për hetimet që kanë çuar në pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut dhe bllokimin e pasaportës së saj nga GJKKO, Toska ka renditur disa nga aferat më të rënda të koncesioneve rrugore:

“Ka një korrupsion galopant në aksin Thumanë-Kashar, të cilin e ka përfituar Bashkim Ulaj. Po ashtu, aksi Korçë-Ersekë është një tjetër skandal,” tha gazetari.

Por alarmi më i madh u ngrit për rrugën Qukës-Qafë Plloçë drejt Korçës: “U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që udhëtojnë nga Qukësi drejt Korçës të kenë shumë kujdes! Kjo rrugë nuk plotëson asnjë parametër sigurie. Punimet janë skandaloze dhe mund të rrezikoni jetën. Sidomos gjatë dimrit, këshilloj të mos e përdorni këtë aks, por të ndiqni rrugën e vjetër,” deklaroi Toska.

Gazetari shtoi se në këtë segment dyshohet të jetë përfshirë edhe kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai:

“Besoj se së shpejti do të ketë masa sigurie edhe për kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai,” përfundoi Toska.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×