
Partia Mundësia ka organizuar një protestë para ambienteve të Kryeministrisë, teksa brenda saj ndodhet Belinda Balluku.
Balluku ndodhet brenda ambienteve të Kryeministrisë prej më shumë se 4 orësh, ndërsa besohet se po zhvillon një takim me kreun e qeverisë Edi Rama.
Në protestë kanë marrë pjesë deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri si edhe qytetarë që kanë shpalosur pankarta ku kërkojnë dorëheqjen e Ballukut dhe largimin e saj përfundimtar.
and then