Tenderat për projektet Qukës-Qafë Plloçë, Korçë-Ersekë dhe Thumanë-Kashar/ Klodiana Lala: Prokuroria e Posaçme ka nisur ndaj Ballukut…

Gazetarja, Klodiana Lala, theksoi se Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimin e tenderimit për projektet Qukës-Qafë Plloçë, Korçe-Ersekë dhe Thumanë-Kashar.

Ajo shton se janë sekuestruar telefonat dhe materiale të tjera të vartësve të zv.kryeministres Belinda Balluku.

“Prokuroria e Posaçme ka siguruar dhe ka sekuestruar edhe tendera të tjerë, që lidhen me rrugën Korçë-Ersekë, Qukës-Qafë Plloçë dhe rrugën Thumanë-Kashar.

Por po ashtu edhe proceduar materiale të tjera tenderuese dhe janë kryer një sërë kontrollesh të banesave, por edhe të zyrave që lidhen me vartës të Ballukut, si dhe u ka sekuestruar telefonat. Dhe nga analizimi që do të ketë , do të vijnë në një përgjigje finale që do të ketë për lidhjet që ka znj.Ballukut.”, raportoi ajo.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×