Balluku “ngujohet” në Kryeministri/ Fatos Lubonja: A ka zgjedhur zv/kryeministrja metodë tjetër nga Veliaj dhe Ahmetaj? Vendimi i GJKKO nuk mjafton!

Për analistin Fatos Lubonja, vendimi i GJKKO-së për shkarkimin e zv/kryeministres Belinda Balluku nuk mjafton sa kohë nuk ka ndëshkim për të gjithë rrethin e krimit të paprekur nga SPAK.

Duke iu referuar një takimi të pazakontë në kryeministri sa i takon kohës së gjatë të qëndrimit të Ballukut në godinën e qeverisë, mbi 7 orë, në një lidhje me studion e lajmeve në News24, Lubonja tha se nuk dihet nëse zv/kryeministrja ka ndryshuar metodë në raport me zyrtarët e tjerë të lartë të akuzuar nga SPAK për korrupsion, Erion Veliaj dhe Arben Ahmetaj.

“Vendimi i sotëm i GJKKO ngre pikëpyetje të mëdha se çfarë ka pas saj. A është SPAK që ka një mbështetje ndërkombëtare? A është SPAK që bashkëpunon me Ramën për të eleminuar disa kundërshtarë?”, u shpreh Lubonja.

Fatos Lubonja: Është një goditje që tregon se është një zhveshje e sistemit por pikëpyetje e madhe që ngrihet është kjo, cfarë ka pas. Është SPAK që ka një mbështetje ndërkombëtare, është SPAK që bashkëpunon me Ramën për të eleminuar disa kundërshtarë. Ai që quhet sistem ku kam parasysh të gjithë rrethin e krimit, ai nuk është prekur nga SPAK.

Pyetja e madhe që ngrihet është ky 50 mln eruo ku kanë shkuar, sa prej tyre ka futur në xhep, Balluku apo Rama dhe sa kanë shkuar për fushatën elektorale. Sistemi i vjedhjes, thonë pabarazi në tendera, ku kanë shkuar?

 

 

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×