Skandali Balluku-Rama/ Këlliçi: Ringritja institucionale dhe normalizimi politik i Shqipërisë, vetëm me dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës

Zv/Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar për skandalin e radhës së qeverisë Rama ku përfshihet numri dy i Partisë Socialiste, Belinda Balluku.

Në rrjetin e tij social facebook, Këlliçi shkruan se faktet tregojnë për përfshirjen e Edi Ramës, dhe se nuk ka më asnjë justifikim moral, politik, logjik apo edhe ligjor që ky i fundit të mbetet Kryeministër i vendit.

Mesazhi i plotë

FUNDI i një qeverie!

Skandali Balluku-Rama është larg së qëni një incident i izoluar apo afera korruptive e rradhës.

Faktet e zbardhura, përgjimet, “interesat gjeopolitike” dhe gjithë skema, tregojnë për një vullnet të qartë korruptiv që shkon në majën e qeverisë, drejt e tek Palloshi i Gjatë alias Edi Rama!

Nuk ka më asnjë justifikim moral, politik, logjik apo edhe ligjor që Edi Rama të vijojë të mbetet Kryeministër i Shqipërisë.

Shkarkimi me gjykatë dhe shantazhet mafioze “po rashë unë do të të marr me vete” nuk janë zgjidhje për situatën e rëndë ku kjo klikë e ka futur vendin.

Çdo politikan i zgjedhur me votë, çdo veprimtar politik apo edhe votues i thjeshtë ka detyrën të reagojë ndaj përgjegjësisë së drejtpërdrejtë kryeministrore në këtë aferë kriminale.

Nuk ka më asnjë arsye që kjo bandë të vazhdojë të pretendojë legjitimitet për të zaptuar zyrat e shtetit.

Ky është fundi moral dhe historik i një qeverie të korruptuar në çdo qelizë.

Ringritja institucionale dhe normalizimi politik i Shqipërisë duhet të kalojë patjetër nga dorëheqja e menjëhershme e Edi Ramës.

Çdo ditë që kalon është shumë vonë!



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×