“SPAK do shkojë drejt heqjes së imunitetit të Ballukut”, Çollaku: Do të ketë hetim pasuror edhe për familjarët e saj

Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në studion e emisionit “Log.” në News24, ka komentuar vendimin e GJKKO-së për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila po hetohet nga SPAK për disa çështje në fushën e tenderimeve.

Çollaku deklaroi se, sipas vlerësimit të tij, hetimi i SPAK mund të shkojë drejt një kërkese për heqjen e imunitetit të Ballukut. Ai theksoi se aktualisht ekzistojnë dy dosje të hapura ndaj saj: tenderi i tunelit të Llogarasë dhe Loti 4 i Unazës së Madhe të Tiranës.

Sipas gazetarit, në fokus të hetimeve janë edhe çështje të tjera, si dyshime për pastrim parash, kontrabandë nafte, prodhim energjie në termocentralet e njohura si “Tigrat” si dhe elementë të mundshëm të krimeve zgjedhore.

Çollaku shtoi se hetimi pasuror i SPAK mund të zgjerohet edhe tek familjarët e Ballukut, përfshirë motrën e saj, Pamela Qirko, e cila sipas tij ka vepruar edhe si avokate në disa çështje.

Në analizën e tij, gazetari iu referua edhe pasqyrimit ndërkombëtar të ngjarjeve të fundit në Shqipëri. Sipas tij, rreth 50 media të huaja kanë publikuar artikuj ku vendi përshkruhet me termin “narkoshtet”, duke cituar si burim prokurorë antimafia dhe raportime të shumta që kanë qarkulluar kryesisht gjatë dhjetë ditëve të fundit në Evropë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×