
Ish-prokurori Besnik Muçi, i pyetur në Log nga moderatori Endri Xhafo për vendimin e sotëm të GJKKO e cila pezulloi nga funksionet publike zv/kryeministren Belinda Balluku, u shpreh se kjo vendimmarrje ka logjike ligjore dhe faktike.
Sipas Muçit, ndaj Ballukut duhet të ishte marrë masë sigurie më herët pasi, marrja e pandehur e saj, presupozohet se ka prova të mjaftueshme se ka kryer një vepër penale.
“Kemi qenë në kushtet e masës së sigurimit pasi ishin plotësuar dy kritere të tjera, qëndrimi në funksionet publike që do të thotë vazhdim i veprës penale dhe dëmtimi i provave shumë evident dëmtimi i provave”, u shpreh Muçi.
Besnik Muçi: Në një analizë të përgjithshme ka një logjikë ligjore dhe faktike. Marrja e pandehur e një personi presupozohet se ka prova të mjaftueshme se ka kryer një vepër penale.
Më kanë pyetur nëse SPAK mund të marrë një masë sigurimi. GJKKO mund të marrë masë sigurie ndaj cdo zyrtari të zgjedhur përvec 3 kategorie sic janë deputetët, kryetarët e njësive vendore dhe anëtarëve të këshillave e komunave që janë të zgjedhur. Ndaj të gjithë shtetasve shqiptarë. Në rastin konkret pse nuk u mor masa, kemi qenë në kushtet e masës së sigurimit, e dy kritereve të tjera, dëmtimit të provave duhet të ishte marrë masa e sigurimit për 2 shkaqe thelbësore sepse qëndrimi i funksionit publik do të sillte vazhdimin e veprës penale dhe së dyti që është shumë evident dëmtimi i provave. Prokuroria duhet ta kishte marrë më parë.
and then