Rruga drejt Botërorit/ Ndeshjet e Play Off i luajmë jashtë, ja i vetmi skenar i një finale-je në fushë asnjanëse

Rruga B e Play off të botërorit rezervon përballje interesante. Shqipëria luan në Poloni, ndërsa sfida tjetër është Ukrainë-Suedi.

Për fat të keq, ekipi i Sylvinhos do i luajë të dyja ndeshjet jashtë, si gjysmëfinalen ndaj polakëve, ashtu edhe finalen, në rast se kualifikohemi.

Gjithsesi, Shqipërisë i duhet pak fat, pasi nëse në finale gjen Ukrainën, atëherë takimi do luhej në fushë asnjanëse.

Ukraina konsiderohet si një vend në luftë dhe ndeshjet nuk mund t’i luajë në shtëpi.

Shqipëria synon kualifikimin në Botëror, për herë të parë në histori.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×