Takimi 7-orësh në Kryeministri/ “Bisedime të ashpra e kërcënime”, Berisha: Lubi Balluku kërkoi shtyrjen e vendimit me 72 orë, nuk iu pranua

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë publike pretendimet e tij mbi kushtet që, sipas tij, Belinda Balluku i ka paraqitur kryeministrit Edi Rama gjatë takimit të tyre 7-orësh, pas pezullimit të saj nga detyra me vendim të GJKKO-së.

Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se takimi ka qenë tensionuar, duke aluduar se “sipas veshëve të mureve”, aty janë shkëmbyer qëndrime të ashpra dhe madje kërcënime të ndërsjella.

Ai pretendon se Balluku ka vendosur tre kushte kryesore, mes të cilave:

Kërkesa për të shtyrë me 72 orë zbatimin e vendimit të GJKKO-së, një kërkesë që, sipas Berishës, Rama nuk ka pranuar ta marrë përsipër, ndërsa telefonatat e Ulëziut kanë rezultuar pa sukses.

Kërkesa që Gjykatës Kushtetuese t’i drejtohet Këshilli i Ministrave dhe jo ajo personalisht, me qëllim pezullimin e vendimit të GJKKO-së.

Reagimi i Sali Berishës:

Cilat ishin çështjet e debatit 7-orësh me të thirrura Rama–Balluku

Miq, vështirë të zbërthehen bisedimet e djeshme 7-orëshe Rama–Lubia në zyrën e Ramës.

Por një gjë është e sigurt: sipas veshëve të mureve ato kanë qenë tejet të ashpra, me kërcënime të ndërsjella, madje dhe më shumë. Ndër të tjera, në takim janë diskutuar:

1.Kërkesa e Ballukut për të shtyrë 72 orë zbatimin e vendimit, gjë të cilën Rama nuk e ka marrë përsipër dhe telefonatat e Uluziut kanë qenë pa fat.

2.Kërkesa e Lubisë që Këshilli i Ministrave dhe jo ajo personalisht t’i drejtoheshin Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e vendimit të GJKKO-së.

3.Ndalimi i korit të linçimit të Lubisë në mediat e kontrolluara nga Rama, me në krye Top Channel-in.

Të gjitha këto janë disa nga kushtet që Lubia të mos hapë zemrën para “SKAP-it të partisë” dhe të faktojë me dokumenta se tuneli i Llogarasë dhe aeroporti i Vlorës janë zbatim i përpiktë i urdhrit direkt të Edi Ramës. Nuk dihet mirë roli i Uluziut, që u thirr dëshmitar i divorcit politik dhe kacafytjeve verbale 7-orëshe Rama–Balluku.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×