Vdekja e bashkëshortes së futbollistit Alban Hoxha, 1 vit burg reanimatores, 6 muaj kirurgut Petrit Rexhepi

Gjykata ka dhënë vendimin për dy mjekët Petrit Rexhepi dhe Elona Burba, të akuzuar lidhur me rastin e vdekjes së Doriana Hakës bashkëshortes së ish-portierit të Partizanit Alban Hoxha, nëntorin e 2014 dy javë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për se Elona Burba, reanimatore, u shpall fajtore me 1 vit burg që konvertohet në 2 vite shërbim prove dhe pezullim licence për një periudhë 2-vjeçare. Ndërkohë, kirurgu Petrit Rexhepi u shpall fajtor me 6 muaj burg, që konvertohet në 12 muaj shërbim prove.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×