Balluku e pandehur dhe e pezulluar nga detyra, Rama: Sa të jem unë s’do ketë luftëra me drejtësinë apo akuza ndaj saj!

Pas konferencës së përbashkët me komisioneren e BE për Zgjerimin, Marta Kos, kryeministri Edi Rama u ndal para pyetjeve të gazetarëve për të folur mbi rastin e Belinda Ballukut.

Rama theksoi se qeveria është e përkushtuar të mbrojë pavarësinë e gjyqësorit, edhe kur kjo mund të duket si një padrejtësi: “Ta mbrojmë pavarësinë e drejtësisë edhe kur rëndon mbi ne në formën e një padrejtësie sipas nesh, që nuk ka të ngjashme në Europë, dhe të respektojmë kufirin tonë pa hyrë në territorin e një pushteti tjetër të pavarur. Nga ana tjetër, të gjithë duhet të bëjnë detyrën e tyre.”

Rama nënvizoi se qëndrimi i tij është garantimi i drejtësisë së pavarur dhe respektimi i kufijve të pushteteve: “Është një pushtet i ri, i ndërtuar mbi një të kaluar që nuk e ndihmon drejtësinë e pavarur. Aftësitë e prokurorëve dhe gjykatësve janë pjesë e rëndësishme që duhen forcuar, dhe kjo kërkon durim dhe vendosmëri. Sa të jem unë këtu, nuk do të shihni luftëra me drejtësinë apo akuza. Por ka një kufi, kufirin kushtetues mes pushteteve të pavarura, dhe nëse lejojmë shkeljen e tij, kemi humbur diçka themelore për rendin kushtetues të republikës.”



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×