
Kryetari i PD, Sali Berisha, nga San Paolo i Brazilit, njoftoi pjesëmarrjen e tij së bashku me deputetët Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi në Asamblenë e Përgjithshme të CDI-së, e cila po zhvillon punimet gjatë këtyre dy ditëve.
Berisha tha se gjatë konferencës do të paraqesë para përfaqësuesve të partive kryesore ndërkombëtare situatën që ai e përshkruan si dramatike në Shqipëri, duke përmendur çështjet e drogës, korrupsionit dhe rënies së shtetit ligjor.
Ai rikujtoi se CDI ka qenë organizata e parë ndërkombëtare ndërpartiake që miratoi një rezolutë ku denonconte, sipas tij, gjendjen në Shqipëri. Berisha theksoi se në takimet dypalëshe dhe fjalimet që do të mbajë, do të synojë të rrisë sensibilizimin e komunitetit ndërkombëtar lidhur me zhvillimet negative në vend.
“Një përshëndetje të përzemërt nga San Paolo, Brazil, ku së bashku me Albana Vokshin dhe Belind Këlliçin po marrim pjesë në konferencën e Asamblesë së Përgjithshme të CDI, e cila zhvillohet zhvillon punimet gjatë këtyre 2 ditëve.
Në këtë konferencë, sigurisht, duhet të paraqesim gjendjen dramatike në Shqipëri dhe dua të theksoj se CDI ka meritën e madhe, është organizata e parë ndërkombëtare ndërpartiake që miratoi rezolutën në të cilën denoncoi botërisht narkoshtetin shqiptar dhe Ramaduron si një si një narkodiktator.
Në këtë kuadër, natyrisht, temat e diskutimeve të mia me drejtues të forcave politike kryesore në botë dhe fjalës sime që do të mbaj në seancat e ndryshme të punimeve, nuk mund të jetë gjë më shumë se sa zhvillimet dramatike në Shqipëri droga, korrupsion dhe rënia e shtetit ligjor në një vend, si dhe përpjekjet për një sensibilizim edhe më të madh të komunitetit ndërkombëtar mbi zhvillimet e rënda në Shqipëri.”, tha Berisha.
and then