Samiti për Planin e Rritjes, Spiropali: Tirana sërish qendra e Europës! Qytetarët do të përfitojnë nga kostot më të ulura të komunikimeve me roaming

Ministrja e Punëve të Jashtme Elisa Spiropali, ka deklaruar se Tirana u bë sot sërish qendra e Europës, si mikpritëse e Samitit të sotëm për Planin e Rritjes.

Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se qytetarët do të vijojnë të përfitojnë nga kostot më të ulura të komunikimeve me roaming.

“Tirana u bë sërish qendra e Europës, si mikpritëse e Samitit të sotëm për Planin e Rritjes, mekanizmit financiar që e afron më shpejt Ballkanin Perëndimor me BE, ndërkohë që qytetarët do të vijojnë të përfitojnë nga kostot më të ulura të komunikimeve me roaming, udhëtimet më të shpejta përmes ndërlidhjes më të mirë infrastrukturore, kufijtë më të shpejtë për shkëmbimet ekonomiko-tregtare apo shërbimet e digjitalizuara”, thuhet në postim.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×