Zgjedhjet e 11 majit, KQZ çertifikon rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme në 5 bashki

Komisioni Rregullator në seancë publike të zhvilluar të premten certifikoi rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie, të zhvilluar në datën 9 Nëntor 2025. Pas përfundimit të afateve ankimore, Rregullatori shpalli rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar në bashkitë Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në datën 17 nëntor u dha mandatin Kryetarit të Bashkisë Vlorë, Brunilda Mersini, propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”; Kryetarit të Bashkisë Berat, Ervin Ceca, propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”; Kryetarit të Bashkisë Cërrik, Florenc Doka, propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”; Kryetarit të Bashkisë Mat, Altin Bojni, propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”; Kryetarit të Bashkisë Tepelenë,  Gramos Sako, propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”.

Rezultatet e zgjedhjeve të pjesshme vendore të 9-nëntorit

Bashkia Vlorë

Brunilda Mersini, kandidati nga PS  –  15672 vota (Fitues)

Dionis Sota, kandidat i propozuar nga zgjedhësit – 2333 vota

Gjergji Nika, Kandidat i propozuar nga zgjedhësit- 1975 vota

Bashkia Berat

Ervi Ceca, kandidat i PS – 13050 vota

Pavlo Shkarpa, kandidat i propozuar nga zgjedhësit – 2607 vota

Bashkia Cërrik

Eligert Hima, kandidat i Lëvizjes Shqipëria Bëhet – 1275 vota

Amarildo Hoxha, kandidat i propozuar nga zgjedhësit – 1888 vota

Florenc Doka, kandidat i PS – 6201 vota

Bashkia Mat

Altin Bojni, kandidati i PS – 7425 vota

Eduart Brahilika, kandidati i propozuar nga zgjedhësit – 3184 vota

Suzana Pasha, kandidat i propozuar nga zgjedhësit – 549  vota

Bashkia Tepelenë

Gabriel Guma, kandidat i propozuar nga zgjedhësit- 928 vota

Gramos Sako, kandidat i PS – 3261 vota



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×