
Komisioni Rregullator në seancë publike të zhvilluar të premten certifikoi rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie, të zhvilluar në datën 9 Nëntor 2025. Pas përfundimit të afateve ankimore, Rregullatori shpalli rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar në bashkitë Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në datën 17 nëntor u dha mandatin Kryetarit të Bashkisë Vlorë, Brunilda Mersini, propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”; Kryetarit të Bashkisë Berat, Ervin Ceca, propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”; Kryetarit të Bashkisë Cërrik, Florenc Doka, propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”; Kryetarit të Bashkisë Mat, Altin Bojni, propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”; Kryetarit të Bashkisë Tepelenë, Gramos Sako, propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”.
Rezultatet e zgjedhjeve të pjesshme vendore të 9-nëntorit
Bashkia Vlorë
Brunilda Mersini, kandidati nga PS – 15672 vota (Fitues)
Dionis Sota, kandidat i propozuar nga zgjedhësit – 2333 vota
Gjergji Nika, Kandidat i propozuar nga zgjedhësit- 1975 vota
Bashkia Berat
Ervi Ceca, kandidat i PS – 13050 vota
Pavlo Shkarpa, kandidat i propozuar nga zgjedhësit – 2607 vota
Bashkia Cërrik
Eligert Hima, kandidat i Lëvizjes Shqipëria Bëhet – 1275 vota
Amarildo Hoxha, kandidat i propozuar nga zgjedhësit – 1888 vota
Florenc Doka, kandidat i PS – 6201 vota
Bashkia Mat
Altin Bojni, kandidati i PS – 7425 vota
Eduart Brahilika, kandidati i propozuar nga zgjedhësit – 3184 vota
Suzana Pasha, kandidat i propozuar nga zgjedhësit – 549 vota
Bashkia Tepelenë
Gabriel Guma, kandidat i propozuar nga zgjedhësit- 928 vota
Gramos Sako, kandidat i PS – 3261 vota
and then