Përmbytjet në Devoll, nisin kërkimet për gjetjen e një 75-vjeçare nga Progri, dyshohet se është marrë nga rrjedha e ujit

Prej mëngjesit të ditës së sotme, rreth orës 08:30, rezulton e humbur një 75-vjeçare nga fshati Progër në bashkinë e Devollit. E gjithë zona është përfshirë nga reshjet e shiut të cilat kanë shkaktuar përmbytje.

Kjo është dhe arsyeja që dyshohet se e moshuara mund të jetë mbytur. Zhdukja e saj është denoncuar nga familjarët të cilët kanë pohuar se ajo vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Në terren që prej mëngjesit ndodhen forca të shumta policie, që vazhdojnë të vijnë në ndihmë të banorëve të zonës, si dhe vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 75-vjeçares e cila dyshohet se mund të jetë marrë nga rrjedha e ujit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×