90 mijë euro në ditë për Tigrin 1&2, Artan Hoxha: Balluku e përfshirë edhe në afera të tjera veç “Llogarasë”. U krijua emergjencë false për…

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në “Kjo Javë” me Nisida Tufën në Neës24 ka deklaruar se aferat ku është përfshirë zëvendës kryeministrja Belinda Balluku, nuk janë vetëm tuneli i Llogarasë dhe loti 4 i Unazës së Madhe. Ai ka kujtuar HEC-et, Tigri 1 dhe Tigri d, që i kushtojnë shqiptarëve 90 milionë euro në ditë.

Hoxha tha se u krijua një emergjencë artificë për mungesë energji që të bliheshin TEC-et nga Bangladeshi.

“Kur ju drejtua SPAKU dhe BKH mos guxoni ti afroheni celularit tim. Sot pra sot mu duk në të njëjtën mënyrë, vetëm gjeti një lloj forme tjetër ku tha. Në asnjë vend të Evropës nuk është marrë një veprim i tillë. Pra që një zv.kryeministër në detyrë të pezullohet nga detyra. Pra jo më kot e bëri këtë gjë. Tjetra që nuk do ta harroj. Rama po mundohet ti paraprijë çështjeve të tjera.

Vetëm znj.Balluku ka kallëzim më të vjetër se ky që është çështja e TEC-ve lundruese në Vlorë, që është një abuzim, ku vetëm qiraja i kushton 90 mijë euro në ditë. Atje shkon në 68 milionë dollarë për dy vite.

Dhe ndërkohë janë blerë dy HEC të teknologjisë shumë e vjetër, të cilët nëse punojnë në efikasitet të plotë harxhojnë 500 ton mazuk në ditë. 500 tonë mazukë do të thotë që ta bësh Vlorën që të mos jetojnë më aty. Dhe janë sjellë nga Bangladeshi, për më tepët që është një veprimtari që u promovua nga ish-ambasadori amerikan.”, tha Hoxha.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×