U përplas të mërkurën në Kuvend me Ballukun, Agron Shehaj: Na bënte moral kur duhej të jepte llogari për vjedhjet. Ja çfarë ndodhi pasi me përjashtuan

Në vend që të jepte përgjigje për skandalin e tunelit të Llogarasë, bënte moral nga foltorja e Kuvendit.

Kështu u shpreh kreu i Partisë Mundësi Agron Shehaj, i ftuar sot në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në Neës24 .

Ai u shpreh se seanca e së mërkurës ishte një seancë e çuditshme dhe nuk kishte ndodhur kurrë më parë që një zëvendës kryeministre të ishte në Parlament ndërkohë që është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme mbi aferën miliona euroshe për tunelin e Llogarasë.

“Seanca ishte një seancë e çuditshme, Për herë të parë në foltore kishim një zëvendës kryeministre të pandehur. Shqipëria është një vend i vuajtur por kurrë nuk kishim parë një ngjarje të tillë.
Balluku ishte të mërkurën aty dhe na bënte moral ndërsa kanë dalë përgjime nga bisedat e saj, duhet të vijë të japë përgjigje për skandalin, jo vetëm deputetëve por qytetarëve. Ka përgjime ku thuhet se do të anulohet tenderi për një ndjesi.
Thotë do i marr leje dikujt që e kërcënon përpara se të shpallë fituesi.
Unë nuk e ndalova të fliste Balindën, u përjashtova pasi ngrita një pankartë ku shkruhej se Belinda duhet të jetë në SPAK e jo në Kuvend. Unë kam dashur të debatojmë, kam kërkuar 2 herë interpelancë me të.
Kushtetuta parashikon që brenda 3 javësh nga dorëzimi i kërkesës time duhet të ishte në Kuvend për interpelancë. Nëse na mohohet kjo e drejtë kot që rrimë aty”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×