
Me tensione nisi dhe përfundoi deklarata zëvendës kryeministres Belinda Balluku të mërkurën në Kuvend, ku për pasojë kreu i Partisë Mundësia u përjashtua nga seanca.
Pas largimit të deputetëve të opozitës sa po Balluku mori fjalën, të paktë ishin ata që qendruan, ndër to dhe Shehaj që kërkonte ministres së Energjetikës dhe Infrastrukturës të jepte llogari për aferat korruptive.
Kjo e ka bërë Ballukun të dalë nga kontrolli dhe ta konsiderojë Shehajn “pronar i vogël call center-i”.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në Neës24, zoti Shehaj ka folur në lidhje me episodin, kur tha se akuza e drejtuar ndaj tij nga Balluku nuk qendron, kjo pasi nëse vërtetë do të ishte një bizesmen që nuk paguante sigurimet, qeveria do të kishte marrë me kohë masa të ashpra ndaj tij.
“Akuza idiote që i bën qorri. Kam patur në 20 vite mbi 500 mijë të punësuar. Nëse nuk do të kisha paguar taksa e sigurime do të më kishin “pushkatuar”. Një ambient mora me qera që pronari nuk kishte respektuar lejen e ndërtimit dhe këta vunë shiritin. Nuk dua të merrem me këta, thelbi është që kjo është kapur duke vjedhur, është zv kryeministre, nuk vjen në Kuvend me kokën poshtë e të kërkojë ndjesë, por vjen arrogante dhe shpif”, tha ai.
Deklarata e Ballukut në Kuvend: O Agron nuk e bën dot politikën me selfie, duhet të dalësh në shesh të burrave e të përballesh. Kaq do ngelesh do jesh një pronar i vogël call center që nuk pagan sigurime, që i mban ato djem e vajza me pagë minimale. Nuk bëhesh politikan me Facebook Agron, nuk jemi në call center këtu”, tha Balluku.
and then