“Duam zgjedhje të lira, jo qeveri tranzitore”, Shehaj: “Shënjestra” e radhës e SPAK është Edi Rama. Shpëton vetëm nëse….

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka deklaruar se pas zëvendës kryeministres Belinda Balluku, “shënjestra” e radhës e Prokurorisë së Posaçme, është kreu i qeverisë Edi Rama.

I ftuar në “Kjo Javë” ai u shpreh se ka një vullnet dhe këmbëngulje ndërkombëtare që të korruptuarit duhet të dalin para drejtësisë

“Ditën që do të shohim përplasjen mes SPAK dhe qeverisë, do të kuptojmë që drejtësia po vepron dhe nuk pyet për asnjë.
Nisi kur Rama tha guxoni të më merrni telefonin, at ishte fillimi i përplasjes që ka ndodhur ne heshtje deri tani.
Para pak ditësh Rama tha që kanë marrë peng Veliajn, që është një akuzë shumë e rëndë ndaj SPAK-ut.
Drejtësia ka vetëm një mundësi për të luftuar korrupsionin, të shkojë tek Rama,.. Për këtë jam i bindur.
Ka një vullnet dhe këmbëngulje ndërkombëtare që të korruptuarit duhet të dalin para drejtësisë”, tha ai.

Shehaj u shpreh se Mundësia është totalisht kundër një qeverie teknike, ndërsa kërkohen zgjedhje të lira e të ndershme.

“Absolutisht jo, sepse nuk jemi gati të ulemi apo të bëhemi pjesë me askënd. Me këta politikanë të korruptuar me të cilët të krijojmë qeveri. Duam që në Shqipëri të ketë zgjedhje të lira e të ndershme, kush është më i zoti të marrë më shumë vota. Nëse duan qeveri tranzitore ta gëzojnë”, tha ai.

Në fund zoti Shehaj ka edhe një mesazh për kreun e qeverisë.

“Mos u mundo ta shpëtosh Ballukun sepse nuk e bën dot, është e pashpëtueshme. Nuk shpëton dot as veten tënde. E vetmja mundësi shpëtimi është arratisja”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×