EMRAT/ Të shtënat në Fier, policia njoftim zyrtar: Dy persona në kërkim

Policia ka shpërndarë një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e ndodhur pak më parë në Fier, ku të shtëna me armë zjarri u regjistruan pranë një qendre tregtare.

Blutë bëjnë me dije se janë identifikuar personat e përfshirë në konflikt.

News24 mëson se bëhet fjalë për shtetasit Romeo Çako dhe Mariglen Sinaj.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 21:30, në një lokal në lagjen “8 Shkurti”, dyshohet se pas një konflikti midis shtetasit R. Ç., 33 vjeç, dhe shtetasit M. S., shtetasi R. Ç. ka qëlluar me armë zjarri në dyshemenë e lokalit.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin në zonë për kapjen dhe shoqërimin e dy personave të përfshirë në konflikt.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×