“Prite Ilir Shtufin e Nova Construction”, Bardhi zbardh mesazhet e Ballukut me Berberin: Si u paracaktua fituesi i tenderit për Unazën e Madhe

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka publikuar pjesë nga dosja ‘Balluku’, ku jepen komunikimet mes Evis Berberit, ish-kreu i ARRSH-së, tashmë pas hekurave, dhe Ilir Shtufit. Bëhet fjalë për tenderin e Unazës së Madhe.

Në komunikime, duke iu referuar përgjimeve, Bardhi shkruan se çdo lot i kësaj vepre ka marrë kritere të shtypura në letër pa emër.

“Çdo lot ka marrë kriteret e shtypura në letër pa emër”, kështu i ndante tenderat Belinda Balluku në qeverisjen e Edi Ramës, për një projekt në total 130 milion euro. Çfarë tmerri, çfarë korrupsioni.
Më poshtë përgjimet sesi u caktuan fituesit në tenderat e Unazës së Tiranës! Nuk ka nevojë për asnjë koment!”, shkruan Bardhi në rrjetet sociale, ndërsa nxjerr dhe pjesë nga dosja.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×