
Të tjera detaje dalin në dritë nga dosja hetimore për çështjen “Balluku”, që ka çuar pas hekurave vartës të saj, si në rastin e ish-kreut të ARRSH-së, Evis Berberi, ndërsa dy të tjerë janë lënë në ‘arrest shtëpie’.
Në një pjesë të dosjes, të publikuar nga kreu i grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, në përgjime flitet për një situatë ku Balluku, nën hetim nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera, kërkon të dijë se kush është ‘spiuni’ që ka nxjerrë listën e fituesve për Unazën e Madhe, ku u shpall fitues i paracaktuar Ilir Shtufi, për lotin 4.
Balluku-Berberit: Ke një Miranda tek prokurimet
Berberi: Miranda ka qenë tërë kohës te prokurimet. Miranda s’ka dijeni për emrat.
Balluku-Berberit: Po mirë, gjeje kush!
Berberi-Ballukut: Asnjë se ka listën, s’kanë si ta kenë!
and then