Kontribut i madh në fitoren e Al Ittihad, Mitaj në formë

Mario Mitaj luajti si titullar në fitoren 2-1 të Al Ittihad ndaj Al Riyadh, në ndeshjen e kampionatit arab.

Mbrojtësi i kombëtares nuk dhuroi ndonjë asist dhe as nuk vendosi emrin në listën e golashënuesve, por dha një ndihmë të madhe në marrjen e 3 pikëve.

Në krahun e majtë, Mitaj spikati me përformancën e tij. I kudondodhur në fushë, 22-vjeçari preku topin 82 herë. Ai numëron 4 ndërhyrje të sakta ndaj kundërshtarit, duke neutralizuar disa sulme të Al Riyadh.

6 duele të fituara dhe 54 pasime të sakta janë statistikat e tjera, të cilat tregojnë kontributin e dhënë nga Mitaj.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×