Seanca në GJKKO/ “Balluku i konsideroi normale komunikimet me vartësit”, Lala: SPAK po heton edhe procedura të tjera tenderuese

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, po zgjerohen me shpejtësi, duke zbuluar një rrjet abuzimesh në procedura tenderuese publike.

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Kjo Javë” të News24, ka zbardhur detaje të reja nga dosjet e SPAK-ut, duke theksuar se çështja nuk kufizohet vetëm te tuneli i Llogarasë apo loti 4 i Unazës së Tiranës, por përfshin edhe tendera të tjerë nën hetim.

Sipas Lalës, komunikimet e Ballukut janë nxjerrë nga këqyrja e celularit të ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi, i cili aktualisht është në arrest. Në këto mesazhe, Balluku urdhëron Berberin të anulojë tendera të hapur dhe, në një rast, i thotë hapur: “Hape shpejt tenderin se plasa”. Këto udhëzime, sipas SPAK-ut, nuk janë thjesht komunikime administrative normale mes një ministre dhe vartësit, por shkelje flagrante të ligjit, që tregojnë një ndërhyrje të drejtpërdrejtë për të paracaktuar fituesit e procedurave.

“Balluku ka ndjekur çdo hap të procedurës, nga momenti i parë deri në shpalljen e fituesit. Kjo nuk është normale, është manipulim i barazisë së konkurrimit në tendera”, theksoi Lala në studio.

Hetimi për tunelin e Llogarasë është pothuajse në fazë përfundimtare, por SPAK ka nisur procedura të reja për lotin 4 të Unazës të Tiranës, ku dyshohet e njëjta skemë favorizimi.

“Ky rast do të zgjasë më gjatë, sepse SPAK po heton disa procedura të tjera tenderuese të Ballukut, duke përfshirë projekte të tjera infrastrukturore”, sqaroi gazetarja. Mes provave të grumbulluara, SPAK përmend teknika proaktive si përgjimet, vëzhgimet ambientale dhe analizat digjitale, të cilat tregojnë se Balluku mund të ketë tentuar të prishë prova ose të intimidojë dëshmitarët deri në momentin kur Gjykata e Posaçme e Përgjithshme e Apelit (GJKKO) vendosi pezullimin e saj nga detyra më 20 nëntor.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×