“Urgjente?!”/ Zbardhen biseda të tjera nga dosja mes Ballukut dhe Berberit: Kompania e Lefter Gështenjës mos të shoh marrë më asnjë punë! Porto Romano…

GJKKO ka pezulluar nga detyra e zv/kryeministres dhe ministres Belinda Ballukun, ndërsa ajo është marrë e pandehur zyrtarisht 3 javë më parë nga SPAK, e akuzuar për shkelje të barazisë në tendera.

Detaje të reja janë zbuluar nga komunikimet e Ballukut me vartësin e saj, Evis Berberi, i cili në kohën e shkëmbimit të mesazheve të zbuluara nga prokuroria mbante detyrën e kreut të ARRSH.

Sipas dosjes, nga këqyrja e celularit të Evis Berberit, shihet se si zëvendës kryeministrja e udhëron ish kreun e ARRSH që të mos lejojë më që Lefter Gështenja të marrë më punë në Republikën e Shqipërisë.

Pjesë nga dosja:

Në datën 28.10.2021, në orën 12:44, në aplikacionin “ËhatsApp”, shtetasja Belinda Balluku i përcjellë (forëarded) shtetasit Evis Berberi mesazhin “Civil Cons”.

Në orën 12:44, Evis Berberi: “?”.

Në orën 12:44, Belinda Balluku i përcjellë (forëarded) shtetasit Evis Berberi mesazhin “Ka dhe nje firme konsulence per projektim supervizim me korab alikon. Jane supervizor tek porto romano“.

Në orën 12:45, Evis Berberi: “Po jane te Porto romano”.

Në orën 12:45, Belinda Balluku: “Kte e ka Lefter Geshtenja, deputet I librazhdit I PD”.

Në orën 12:46, Evis Berberi: “Ok”.

Më pas, në orën 12:48, në aplikacionin “Signal Private Messenger”, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin “Urgjente apo ne te ardhmen?”.

Në orën 12:50, Belinda Balluku: “Jo, jo po mos ta shoh te marr tjeter pune ne rep e shqiperise”.

Në orën 12:50, Evis Berberi: “Eshte e lehte”.

HETIMET
Gjykata e Posaçme vendosi dy ditë më parë masën e pezullimit nga detyra për Belinda Ballukun si dhe i ndaloi daljen jashtë vendit. Ndërsa për Gentian Gjylin, drejtor i ARRSH dhe Erald Elezin, administrator i KESH, u vendos masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Çështja për Ballukun ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese, ndërsa kryeministri Edi Rama, në deklaratën e tij të parë publike për këtë çështje, theksoi se do ta respektonin vendimin, por do ta çonin në Kushtetuese pasi ishte cenuar pushteti ekzekutiv. Dhe pak orë pas deklaratës së tij, dje në mesditë, Kryeministria çoi në Kushtetuese kërkesën për ankimim të vendimit të GJKKO.
Balluku po hetohet për tenderin e tunelit të Llogarasë si dhe për lotin nr.4 të Unazës së Madhe, ndërsa akuzohet për shkelje të barazisë në tendera.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×