
Zjarrfikësi Marko Gjona u bë i njohur pas shpërndarjes në rrjet të pamjeve ndërsa shpëtonte dy fëmijë të vegjël, në banesën e të cilëve kishte rënë zjarr.
Ngjarja ndodhi më 15 shtator, ndërsa Gjona i ftuar në studion e “News24 Fundjavë”, ka rrëfyer momentet e para pas mbërritjes në vendngjarje.
“Është e vështirë dhe ke të bësh me rreziqe të shumta që nuk i pret deri në momentin që je në vendngjarje. Ende më vijnë mesazhe falënderuese nga familja e dy të miturve.
Në atë moment që kishte rënë zjarri familja ishte në kaos të vërtetë, ishin të frikësuar dhe morën ndihmën nga ambulanca pasi kishte rrezik që mund edhe të ishin asfiksuar nga tymi”, tha ai.
Gjona ka treguar gjithashtu se problematike është fakti që qytetarët e njoftojnë me vonesë zjarrfikësen, pasi fillimisht mundohen që të reagojnë vetë të parët e të shpëtojnë banesën.
Shkak kryesor për zjarret në shtëpitë në Tiranë, zjarrfikësi tregon se është pakujdesia dhe ngrohëset, qofshin ato me gaz apo elektrike.
Ai ka bërë apel për më shumë kujdes me pajisjet elektrike.
and then