
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë në rrjetet sociale videon e zv/kryeministres e cila është pezulluar nga detyra me vendim të GJKKO, Belinda Balluku, duke e cilësuar atë si “hajdutja më e madhe e kombit, pas Edi Ramës”.
Në videon e publikuar, Balluku i drejtohet vartësve të saj: “Secili prej jush që ka marrë pjesë në këtë skemë korruptive, i ka hyrë detit në këmbë, i ka marrë në qafë të gjithë taksapaguesit shqiptarë dhe për këtë do të përgjigjeni të gjithë.’’
“Do të bëhet një shembull se çfarë ndodh kur ka grupe të strukturuara. Ky është grup i strukturuar, besoj se e kuptoni. Ky është grup i strukturuar që ka vepruar në bashkërendim të plotë në dëm të shtetit shqiptar dhe të taksapaguesve shqiptarë.”, shtoi ajo.
Lideri i opozitës ironizon këtë fjalim të Ballukut ku sipas tij jepte leksione kundër korrupsionit, me statusin e saj aktual si e pandehur e SPAK, për aferat 210 mln euro, atë të tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe të Tiranës.
Ndërkohë, kujtojmë se nesër opozita organizon protestën e dytë para Kryeministrisë, të cilësuar si “Platforma Parlamentare”, e cila synon largimin e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, pas skandalit me tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe të Tiranës.
and then