Reshjet e shiut, si paraqitet situata pas përmbytjeve në qarkun Korçë

Strukturat vendore dhe ekipet e emergjencave civile kanë vijuar gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm punimet në terren për neutralizimin e problematikave të shkaktuara nga reshjet në territorin e qarkut Korçë. Situata paraqitet e menaxhueshme, ndërsa në disa zona ndërhyrjet mbeten ende në proces. Në aksin Qafë Plloçë–Qukës po kryhen pastrime të inerteve nga shtrati i rrugës. Qarkullimi vazhdon normalisht falë një rruge sekondare të hapur nga subjekti kontraktor.

Bashkia Korçë

Ekipet në terren kanë vijuar punimet në disa njësi administrative:

Në Voskopojë po kryhen sistemime dhe pastrime në rrugën që të çon drejt varrezave.

Në Bulgarec, në fshatin Çiflig, po pastrohen tombinot përgjatë unazës me ekskavator.

Po monitorohen prurjet e lumit të Kamenicës dhe degëzimet mbi Dvoran.

Në Voskop vijojnë riparimet e argjinaturave të dëmtuara.

Është në proces hapja dhe funksionalizimi i rrugës Tudas–Lavdar–Bozdovec–Mazrekë.

Bashkia Kolonjë

Është ndërhyrë për devijimin e rrjedhës së lumit në urën e Qinamit, për të shmangur rrezikun në këmbët mbajtëse.

Në fshatin Starje, lagjja Kaskollare, janë larguar ujërat nga zonat e prekura.

Punime të tjera janë zhvilluar në Prodan, në shtratin e lumit.

Shërbimi zjarrfikës ka pastruar pusetën qendrore të ujit në qytetin e Ersekës.

Sipas NJVKSH, uji aktualisht është i pijshëm.

Bashkia Maliq

Gjatë orëve të para të mëngjesit ka nisur mbyllja e çarjeve në argjinaturat e lumenjve Dunavec dhe Devoll, me mbështetjen e subjekteve private dhe të Ministrisë së Mbrojtjes. Strukturat vendore po vijojnë punën për eliminimin e problematikave në territor.

Bashkia Pustec

Situata paraqitet e normalizuar dhe nuk janë raportuar probleme.

Bashkia Devoll

Në Progër është punuar për sistemimin e lumit në zonat me prita të dëmtuara dhe është kryer çakullimi i segmenteve rrugore të prekur nga erozioni.

Në Hoçisht është ndërhyrë për sistemimin e lumit të Borshit, ku përmbytjet kishin prekur tokat bujqësore.

Bashkia Pogradec

Komisionet e verifikimit kanë evidentuar dëme në 62 familje; janë hartuar procesverbalet dhe po vazhdon identifikimi i rasteve të reja.

Janë shpërndarë ndihma ushqimore për familjet e prekura.

Problematika është regjistruar përgjatë lumenjve të Verdovës dhe Rëmenjit, si edhe pranë gurores, ku po ndërhyhet për menaxhimin e rrjedhjeve.

Në Nj.A. Dardhas janë pastruar katër akse rrugore, tashmë të kalueshme.

Po pastrohen pusetat dhe asfalti i rrugëve në qytet.

Në aksin Pogradec–Buçimas, pranë fshatit Gështenjas, ka ceduar rreth 50 metra nga korsia e biçikletave.

Në rezervuarin Stropskë 2 është konstatuar shkarje dherash në një sipërfaqe prej 4 dynymësh; ekipi i emergjencave po vlerëson situatën.

Hidrovori i Tushemishtit funksionon normalisht.

OSHEE – Furnizimi me energji

Fideri 6 i N/St Mollas mbetet pa energji në zonën e Kurteshit (11 abonentë ruralë).

Të gjithë fiderat që furnizojnë objektet e rëndësisë së veçantë janë në funksion.

Hidrovori Pogradec vijon punën normalisht (Fideri 8-18).



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×