
Asambleja Rajonale Tiranë e Urdhrit të Stomatologut zgjodhi kirurgun Bashkim Murati President të Këshillit Rajonal Tiranë, ndërsa procesi i zgjedhjeve do të vijojë në gjashtë rajone të tjera. Pas përfundimit të të gjitha asambleve rajonale, do të konstituohet Asambleja Kombëtare dhe Këshilli Kombëtar, i cili do të zgjedhë Presidentin e Urdhrit për mandatin 2025-2030.
Ky proces zhvillohet pas përfundimit të çështjes gjyqësore ndaj Urdhrit të Stomatologut, e cila është mbyllur përfundimisht nga Gjykata Administrative e Apelit më 12 nëntor 2025.
Me vendimin e formës së prerë, u konfirmua ligjshmëria e veprimtarisë së organeve të Urdhrit, u rrëzuan të gjitha pretendimet e paditësit dhe u hoq çdo masë pezulluese ose bllokuese.
Ky vendim siguron se të gjitha aktet, procedurat dhe vendimmarrjet e organeve të Urdhrit mbeten plotësisht të vlefshme dhe institucioni vazhdon normalisht punën e tij statutore.
and then