Berberi i niste foto me emrat e kompanive fituese, Balluku…/ Detaje nga dosja e SPAK për tenderat e “Unazës së Madhe”, në vetëm një ditë…

Zbardhen detaje të reja nga dosja hetimore e SPAK për Belinda Ballukun, zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e pezulluar nga detyra nga GJKKO. Ajo akuzohet për shkelje të barazisë në tendera për Tunelin e Llogarasë dhe lotin 4 të Unazës së Madhe, abuzim ky i cili kap vlerën e 210 milionë eurove.

Nga këqyrja e telefonit “Blackberry” që iu sekuestrua ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar Evis Berberi gjatë arrestimit pranverën e 2024.

Në aplikacionin “Signal Private Messenger” janë zbuluar komunikime mes Evis Berberit dhe Miranda Shkurtit, përgjegjëse e Sektorit të Prokurimeve në ARRSH.

Në datën 11 gusht 2021, Evis Berberi i dërgon shtetases Miranda Shkurti mesazhin “Hapja e ofertave ne 15 shtator te gjitha unazat”. Shkurti i përgjigjet: “Po Edhe po te hedhim nesër ndonjë po ne 15 shtator”. Në orën 15:14, Evis Berberi: “Jo i dua në një ditë të gjitha të hedhura”.

Siç rezulton më vonë gjatë për tenderin për secilin lot të unazës së madhe, Shkurti i dërgon me fotografi Berberit listën e kompanive që garojnë dhe përbri tyre edhe çmimin e ofruar nga secila prej tyre.

Ndërsa kursorin tek kompania apo bashkimi i operatorëve ekonomikë fitues. Në dosje thuhet se fotografitë Berberi ja dërgon Belinda Ballukut, e cila në këtë mënyrë kontrollon edhe tenderat që zhvillohen dhe kompanitë që shpallen fotuese. Të paktën në lotin 4 të fituar nga bashkimi i kompanive Pevlaku, Nova dhe Euroteorema, SPAK dyshon se Belinda Balluku e ka paracaktuar fituesin. Për lotët e tjera është duke vijuar hetimet, sikurse po hetohen edhe procedura të tjera tenderuese.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×