Shembja e Qukës-Qafë Plloçë, Adriatik Lapaj: Rama ka humbur legjitimitetin për të qeverisur vendin! Nuk i dridhet “qerpiku” para qytetarëve kur Balluku shkon në SPAK

Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, në një intervistë për News 24 theksoi se kryeministri Edi Rama ka humbur legjitimitetin për të qeverisur vendin.

Ai tha se kryeministrit nuk i dridhet qerpiku para qytetarëve kur zëvëndësja e saj paraqitet në SPAK.

“ Po shikoja në Berat atë urën e vjetër e shikoja për shumë rezistente sa herë që binin reshje. Si ka mundësi që të parët tanë me teknikë shumë më pak të zhvilluar. Kanë pasur ndërtuar infrastrukturës pak por atë që e bënin e bënin saktë. Kanë rënë gjithë ato ura por akoma ka mbetur ashtu siç është. Sepse është bërë nga inxhinierë tamam dhe nuk është vjedhur. Osumi është i furishëm.

Për kryeministrin unë mendoj se e ka humbur legjitimiteti moral për ta drejtuar këtë vend. Ai mund të rrijë sepse i ka numrat që ta n nxjerrë dhe ndonjë ligj që të mos na lejohet të dalim nga shtëpia. Nuk e di! Ai legjitimiet moral për mua për të drejtuar qeverinë nuk ka.

Sepse të shkojë zv.kryeministrja në SPAK dhe mos kesh përgjegjësi apo ndjesi që të të lëvizë qerpiku përballë qytetarëve të tu nuk kam parë. Ccfarë ngelet? A duhet që ne të bëhemi revolucionarë pastaj. Po nisi me revolucion nuk gjen më qetësi vendi, kjo është frika sepse hyn në hasmëri. Tani këtë po bën ai shtrëngo shtyp vidh.”, tha Lapaj.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×