
Identifikohet dhe personi i dytë me precedentë penalë në banesën e rrethuar nga policia në Orosh. Bashkë me Juljan Cumrakun, në banesë ndodhet edhe Arben Uka.
Cumraku bëri thirrje “Allahu Ekber”, ndërsa policia u ka bërë thirrje të dorëzohen.
Prej mëngjesit të sotëm, policia ka nisur një aksion në fshatin Orosh, pjesë e njësisë administrative Qafë Mali në bashkinë Fushë-Arrëz, ku është rrethuar një banesë e braktisur prej kohësh.
Policia e Pukës ka kërkuar edhe mbështetjen e forcave speciale RENEA, pasi dyshohet se brenda banesës ndodhen 2 persona të armatosur dhe me rrezikshmëri të lartë
Për shkak të largësisë së zonës dhe mungesës së valëve telefonike, informacionet mbeten të kufizuara, ndërsa forcat e rendit po vijojnë kontrollet me kujdes të shtuar.
and then