Korreshi nuk i ndan batutat në protestë: Ndjesë për emocionet se jam mësuar të flas para hajdutëve në Parlament

Protesta e Partisë Demokratike para Kryeministrisë vijoi me fjalimin e deputetit Saimir Korreshi, i cili u ngjit në foltoren e improvizuar përballë godinës së qeverisë, duke artikuluar akuza të forta ndaj kryeministrit Rama dhe kabinetit të tij.

Korreshi tha se ndjente një emocion të veçantë teksa fliste para qytetarëve, ndërsa theksoi se ishte “mësuar të fliste para hajdutëve në Parlament”. Ai u bëri thirrje qytetarëve për bashkim kundër, siç u shpreh, “korrupsionit që ka mbërthyer vendin”.

“Ka ardhur dita që prangat t’u varen në mes të këtij sheshi nga ju,” deklaroi ai, duke iu drejtuar protestuesve. Korreshi solli në vëmendje kategoritë e ndryshme të shoqërisë që, sipas tij, po vuajnë pasojat e qeverisjes aktuale: nënat që u mungojnë fëmijët e larguar nga vendi, bujqit që punojnë në kushte të vështira, minatorët në greva, studentët që gjejnë universitetet të mbyllura dhe qytetarët që përballen me mungesë shërbimi në spitale.

Deputeti demokrat përsëriti thirrjen “Rama ik”, duke e akuzuar kryeministrin dhe ministrat për “vjedhje të përditshme” të buxhetit të shtetit. “Rama me 40 hajdutë e kemi thënë, por po bëhen 500. Nuk ka mbetur gjë pa vjedhur,” u shpreh ai.

Korreshi kritikoi gjithashtu trajtimin e buxhetit dhe ndihmës ekonomike, duke e cilësuar si nënçmues për qytetarët që jetojnë me vështirësi. “Është dita jonë që t’i japim fund kësaj makutërie,” u tha ai protestuesve, duke i ftuar të vijojnë presionin ndaj qeverisë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×