
Partia Demokratike zhvilloi sot protestën e dytë para Kryeministrisë, e zhvilluar në formën e një foltoreje për deputetë të opozitës, si edhe qytetarë.
Opozita kërkoi largimin e kryeministrit Edi Rama dhe Belinda Ballukut, e cila u pezullua nga detyra si zv/kryeministre dhe ministre e Energjetikës dhe Infrastrukturës me një vendim të GJKKO, pasi më parë u mor zyrtarisht e pandehur nga SPAK.
Përveç kryedemokratit Sali Berisha, në protestë morën pjesë një sërë figurash të njohura nga opozita si Ervin Salianji, Gazment Bardhi, Tedi Blushi, Flamur Noka e të tjerë.
Tubimi, i cili zgjati për rreth 1 orë e gjysmë shpalosi edhe kreativitetin e protestuesve të cilët shfaqën mesazhet e tyre ndaj qeverisë përmes pankartave.
and then