SPAK nis procedim penal ndaj Ballukut dhe Ceno Klosit, Adriana Kalaja: Dëmi arrin vlerën 37 mln euro! Akuza për korrupsion, shpërdorim detyre dhe…

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Studio24” në News24, Adriana Kalaja ka konfirmuar se SPAK ka regjistruar sot procedimin penal ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit, pas kallëzimit të depozituar nga ajo.

Kalaja deklaroi se vetëm gjatë vitit 2025 ka paraqitur 11 kallëzime penale ndaj Ballukut. Sipas saj, kallëzimi i parë është bërë më 1 prill dhe lidhet me tenderat që ajo i konsideron korruptivë në Durrës. Sipas saj, përveç Ballukut dhe Klosit, në të njëjtin kallëzim përfshihet edhe kryebashkiakja e Durrësit.

Ajo tha se skema e kallëzuar në SPAK është quajtur prej saj si “Skema 5B”, e cila, sipas pretendimeve të saj, përfshin veprime korruptive dhe kriminale që përbëjnë “organizatë kriminale” të drejtuar nga Balluku. Sipas saj, akuzat e ngritura variojnë nga shpërdorimi i detyrës, ushtrimi i ndikimit të paligjshëm, korrupsioni pasiv i zyrtarëve të lartë, e deri te pastrimi i produktit të veprave penale.

Ajo shtoi se çdo akuzë është argumentuar juridikisht dhe me prova, duke pretenduar se veprat janë kryer në bashkëpunim dhe në mënyrë të përsëritur, çka sipas saj justifikon edhe përfshirjen e rrethanave rënduese.

Sipas saj, shkeljet e evidentuara në kallëzimet e saj arrijnë në 37 milionë euro. Deri tani, SPAK nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare mbi hapin e mëtejshëm të hetimeve, ndërsa çështja pritet të marrë zhvillime të tjera në ditët në vijim.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×