“Balluku, rasti i dytë kur një zv/kryeministër ndodhet pranë burgut”, Gjyli: Standard i dyfishtë, Veliaj u arrestua menjëherë

Pedagogia dhe analistja Arsejda Gjyli, e ftuar në emisionin “Studio24”, komentoi masat e sigurisë të vendosura ndaj Belinda Ballukut, pezullimin nga detyra dhe heqjen e pasaportës, pas marrjes së saj zyrtarisht si e pandehur nga SPAK.

Gjyli theksoi se interpretimi i ligjit në këtë rast shfaq shenja njëanshmërie, për shkak se vendimmarrësit janë vetë pjesë e politikës. “Pezullimi i Ballukut cenon ekzekutivin, sepse ajo është emëruar nga kryeministri, dhe ky është gjithashtu një akt juridik që i jep legjitimitet pozicionit të saj,” u shpreh ajo.

Sipas Gjylit, çështja e Ballukut është vetëm hera e dytë në historinë e vendit që një zv.kryeministër hetohet dhe gjendet në prag të arrestimit. Kjo, sipas saj, e bën rastin politikisht shumë të rëndësishëm.

“Ndikimi i saj është më i madh se ai i një zyrtari të nivelit të mesëm. Për këtë arsye çështja ngre një debat më të gjerë dhe qeveria mund të kërkojë të fitojë kohë duke e çuar në Gjykatën Kushtetuese,” argumentoi Gjyli.

Analistja vuri në dukje një kontrast të fortë mes mënyrës se si është trajtuar Balluku dhe rasti i mëparshëm i Erion Veliajt.

Ajo u shpreh se Veliaj u burgos menjëherë sepse gjykata e argumentoi se ai paraqiste rrezik për prishjen e provave, ndërsa Balluku është lënë e lirë gjatë hetimit, pavarësisht pozicionit të saj të lartë politik.”

“Këtu qëndron standardi i dyfishtë,” përfundoi Gjyli, duke theksuar se vendimet e gjykatës po hapin një debat të ri për mënyrën se si zbatohen masat e sigurisë ndaj figurave të rëndësishme politike.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×