“Mos u afroni, se do t’ju vras!”, policia sinjalizime për kanabis, Eren Uka u vetëplagos për të akuzuar blutë. Dy të rinjtë ‘kyçin’ gojën

Zbardhen detaje nga ngjarja në Orosh të Pukës, ku dy të rinj u izoluan për disa orë në një banesë, ndërsa refuzonin që të dilnin prej aty pas urdhrit të policisë. Pas negociatave të njërit prej vëllezërve të të rinjve, ata u vetëdorëzuan.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton për se brenda banesës policia ka gjetur 3 armë zjarri dhe municioni luftarak. Po ashtu mësohet se Eren Uka dyshohet të jetë vetëplagosur për të ngritur akuza ndaj policisë se kanë qëlluar me armë, ndërkohë që ka një plagë sipërfaqësore në kofshë. Mësohet se Erzen Uka ashtu edhe Julian Cumraku nuk kanë dhënë deklarime para policisë.

Por si ranë në gjurmët e tyre? Që në orët e para të mëngjesit të djeshëm policia e Pukës ka qenë për kontroll kanabisi në ambiente të mbyllura. Sapo i janë afruar banesës dy të armatosurit i kanë thënë: Mos u afroni se do ju vras.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×