Gol 3 pikësh në Champions, Lushkja zgjidhet lojtari i ndeshjes (VIDEO)

Në Champions League Aziatike, edhe këtë sezon nuk mungon shqiponja kuqezi, nuk mungon protagonizmi i futbollistëve shqiptar. Në xhiron e pestë, ishte Regi Lushkja, me ish fantazistin e Egnatia-s, që realizoi një gol shumë të bukur për ekipin e tij Tractor, një gol që në fund rezultoi një trepikësh për skuadrën nga Irani.

Në minutën e 17-të, Lushkja mori një top të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë dhe me të majtën dërgoi topin në trekëndësh. Ky ishte goli i tij i tretë në Champions League Aziatike. Goli i Lushkjas qëndroi në fuqi deri në fund, me Tractor që doli me 3 pikë përballë Nasaf Qarshi, ekipit nga Uzbekistani.

Fal këtij suksesi, Tractor ngjitet në vendin e dytë, një pikë më pak se Al Hilal kryesues. Lushkja qëndroi në fushë deri në minutën e 68-të, i vlerësuar nga mediat me notën 8,3, lojtari më i mirë i ndeshjes.

()



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×