
Erzen Uka, i njohur edhe me emrin Hamza, është një emër i njohur për strukturat e sigurisë shqiptare. Ish-komando i Forcave të Armatosura dhe pjesëmarrës në misione ushtarake në Irak dhe Afganistan, Uka ka qenë prej vitesh në vëzhgimin e Antiterrorit për shkak të dyshimeve për radikalizim.
mëson se ai u arrestua më 15 prill 2019 nga strukturat e Antiterrorit, pas informacioneve se shprehte prirje radikale dhe nxitje urrejtjeje me qëllim kryerjen e veprave me natyrë terroriste. Autoritetet e konsideronin Ukën si person me rrezikshmëri të lartë, ndërsa survejimi ndaj tij kishte nisur që në vitin 2007.
Në shtator 2020, Gjykata e Tiranës e dënoi Ukën me 3 vite burg për veprat penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ndaj tij u gjetën materiale propagandistike si edhe pajisje e municione të ndaluara.
Kujtojmë se Erzen Uka dhe Julian Cumraku u ngujuan në një banesë dhe u desh negociimi për disa orë që të dorëzoheshin.
Blutë bëjnë me dije se në momentin që Forcat Speciale Renea i kanë bërë thirrje të rinjve që të dalin nga banesa, por nga brenda shtëpisë është qëlluar me armë zjarri në drejtim të forcave speciale Renea. Në momentin e vetëdorëzimit, Uka kishte një dëmtim tejshpues në kofshën e djathtë, i cili menjëherë është transportuar me ambulancë për në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se ai ka dëmtuar veten, për të akuzuar forcat policore. Hetimet vijojnë.
and then